Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident në superstradën e San Marinos në Itali.
Viktima është Moris Gjezi 34 vjeç, shqiptari po transportonte mbetje me automjetin e tij dhe ishte drejtuar për në impiantin Hera të Ravennas.
Viktima është Moris Gjezi 34 vjeç, shqiptari po transportonte mbetje me automjetin e tij dhe ishte drejtuar për në impiantin Hera të Ravennas.
Kamioni i drejtuar nga 34 vjeçari është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës duket gjetur vdekjen e menjëhershme. Një detaj që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një status i tij vetëm pak ditë më parë në rrjetet sociale.
“Ndonjëherë më lë pafjalë… Ndonjëherë mjafton të ndalosh dhe të shohësh”, shkruante ai për bukuritë e San Marinos. /ma.me