Saimir Tahiri është bërë baba për të herë të dytë. Bashkëshortja e tij Fatlinda Berisha ka sjellë në jetë djalin të cilin e kanë quajtur: Golik. Ish-ministri i Punëve të Brendshme ka ndarë në rrjetet sociale foton me të birin e porsalindur. “Im bir Goliku”, shkruan ai. Por çfarë domethënie ka Golik? Goliku është mali më i vjetër në Tepelenë, qytet prej nga është me origjinë edhe Tahiri. /a.meta