Në Irpen, trupat ruse vranë një gazetar të New York Times dhe një gazetar tjetër u plagos, tha shefi i policisë në rajonin e Kievit, Andriy Nebitov.
“Pushtuesit vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarë të mediave ndërkombëtare që po përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë. Sot, një korrespondent 51-vjeçar i medias me famë botërore New York Times u qëllua për vdekje në Irpen. Një tjetër gazetar është plagosur. Aktualisht po tentojnë ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit”, ka shkruar Nebitov në Facebook.
Ai publikoi gjithashtu një ID dhe pasaportë gazetareske editoriale, sipas së cilës bëhet fjalë për gazetarin, shtetasin amerikan Brent Renaud.
/b.h