Reshjet e dëborës që kanë rënë thuajse në pjesën më të madhe të vendit, natyrisht kanë gjetur pasqyrim edhe në rrjetet sociale. Përpos vështërsive që situata e rëndë atmosferike në vend ka sjellë, sidomos sa i përlet qarkullimit të mjeteve dhe kufizimit të mjaft shërbimeve, në rrjetet sociale rënia e dëborës po përjetohet edhe si eveniment. Javaneës sjell disa momente pikante nga mënyra sesi po përcillet në rrjetet sociale kjo situatë nëpërmjet një kolazhi fotosh. /ma.me