Valbona Hoxha, mbesa e ish-diktatorit Enver Hoxha është rikthyer në vëmendjen e mediave.
Pas një kohe të gjatë mungesë, ditën e djeshme ajo ka ndarë në rrjetin social “Instragam” një foto. Disa vite më parë ajo ishte shumë e përfolur për shkak të hireve të saj duke u konsideruar si një ndër vajzat më të bukura të Bllokut.
Valbona prej vitesh jeton së bashku me familjen e saj në Vjenë, ku punon si psikoterapiste kryesisht për çifte. Në kohën kur mbesa e ishdiktatorit u shkëput nga Shqipëria, në media u përfol edhe për ndarjen e saj nga bashkëshorti, avokati i mirënjohur Genc Boga.
/b.h