Pas një periudhe të zymtë për këngëtaren Rezarta Shkurta, kur bashkëshorti i saj u arrestua dhe u burgos me dyshimin për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike, ajo këto ditë po e shijon vizitën në Francë.
Në rrjetin social Instagram, Shkurta ka postuar disa fotografi nga Parisi dhe Disney Land, ku shihet e buzëqeshur me një shoqe.
Në njërën nga fotografitë këngëtarja edhe është “ankuar”, duke thënë se as aty nuk po shpëton nga profesioni i saj i fotografes.