FOTO/ Reshjet e shiut përmbysin Vlorën, disa lagje zgjohen nën ‘pushtetin’ e ujit

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës dhe që vazhdojnë të bien kanë përmbytur disa lagje të qytetit të Vlorës.Mësohet se ka prezencë të madhe uji në zonën e Skelës, lagja Pavarsia, 28 Nëntori, Kushtrimi duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve por dhe të banorëve.

Nën ujë mbeten dhe zonat si: lagjia Pavarësia, zona pranë Portit Detar dhe Universitetit të Vlorës, zona e Albano dhe Rominës.

Niveli i ujit në disa nga zonat e mësipërme ka arritur deri në 50 cm, ndërsa në aksin Vlorë- Orikum është rrëzuar një pemë, për pasojë rruga është bllokuar.

Ujësjellës Kanalizimet janë në gatishmëri, mirëpo kjo situatë është e përhershme në Vlorë sa herë ka reshje të dendura shiu.

g.kosovari

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com