Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar këtë të hënë drejt Brukselit, ku është takuar me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel.
Rama ka publikuar në Facebook disa foto nga takimi me Michel, ndërsa tensionet mes Kosovës e Serbisë dhe gjetja e rrugës për normalizimin e dialogut Prishtinë-Beograd, pritet të jetë në fokus të takimit.
Kujtojmë se më 8 qershor, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një draft Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si propozim për formimin e Asociacionit të komunave serbe.
Rama e konsideroi Asociacionin si “nyjën gordiane” të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, teksa shtoi se drafti është punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe europianë prej kohësh.
/f.stafa