Duket se seanca e sotme e Kuvendit ka rezervuar mundësinë edhe të një takimi mes Kryeministrit, Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Kjo pas disa ditësh mungesë të kreut të Kuvendit i cili ishte për vizitë në SHBA. Nuk janë të qarta bisedat mes tyre, por natyrisht tematika duket se do të ketë qenë jo pak e pasur, po të kemi parasysh edhe dinamikën e zhvillimeve më të fundit politike në vend, siç është edhe rast i të ashtëquajturës aferë përgjimesh. Gjithësesi, nga takimi i tyre i shkurtër, shihet që Meta përpiqet t’i shpjegojë diçka me duar Kryeministrit. Në fund, diskutimi i tyre mbyllet me buzëqeshje. Në një moment tjetër, Rama shkoi dhe tek vendi i Kryetarit të Kuvendit.
ma.me