Pas takimit që ka mbajtur me 150 maturantë në Kryeministri gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama i ka njohur ata me zyrën e vet. Madje, i ka çuar edhe në sallën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku kanë bërë foto. Ndërsa në fund i ka prezantuar me “fushën” e basketbollit brenda ambienteve të Kryeministrisë.