Qendrat shëndetësore dhe poliklinikat qendrore në vendin tonë tashmë janë transformuar me kushte bashkëkohore duke iu ofruar atyre shërbime më të specializuara mjekësore.
Puna për rindërtimin e tyre po vijon ku 80 qendra kanë përfunduar dhe pritet që 120 të tjera t’i vijnë në shërbim qytetarëve vitin e ardhshëm.
“VIJON… puna për rindërtimin brenda vitit të 100 qendrave shëndetësore, nga poliklinika qendrore tek qendrat shëndetësore në qytete e fshatra, nga veriu në jug, të cilat u shtohen 80 qendrave të rindërtuara vjet dhe do të pasohen nga 120 të tjera, vitin e ardhshëm👩⚕️🌡👨⚕️🏥
#ShqipëriaqëDuam☀️🇦🇱“, shkruan Rama.
g.kosovari