Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se skuadra e re prej 122 mjekëve të sapopunësuar në kujdesin parësor ka përforcuar ekipet mjekësore nga veriu në jug.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama shkruan se në 6 muajt e parë të vitit janë punësuar 195 mjekë të përgjithshëm dhe mjekë specialistë në sistemin shëndetësor parësor.
“Skuadra e re e 122 mjekëve të sapopunësuar në kujdesin parësor, ka përforcuar ekipet tona nga veriu në jug. Në 6 muajt e parë të vitit janë punësuar 195 mjekë të përgjithshëm dhe mjekë specialistë në sistemin shëndetësor publik”, shkruan kryeministri Rama.
/a.r