• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / “Qyteti nëntokësor në Kukës”, ja plani për kthimin e tunelit në muze

by A R
24/10/2019 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Kukësit do të kthejë vendstrehimin e ndërtuar dekada më parë nga regjimi monist, për të strehuar aty më shumë se 30 mijë banorë, në një muze për të gjithë vizitorët vendas e të huaj.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili vizitoi sot ambientet nëntokësore të këtij qyteti.

“Bashkia Kukës ka fituar një projekt për rikonstruksionin dhe kthimin e këtij tuneli në një muze nga një shoqatë italiane me një fond prej 2.7 milionë euro, tani presim të nënshkruajmë kontratën për projektin . Italianët në muajt në vazhdim do të vijnë në Shqipëri për të vizituar “Qytetin Nëntokësor” dhe për ta kthyer këtë qytet, që në fakt është i rrallë në Shqipëri në një qytet muzeal”-, theksoi Gjici.

Kryebashkiaku Gjici tha se “besoj që do jetë një gjë shumë e mirë për të ardhuarat e bashkisë dhe kemi parë që të huajt i vlerësojnë shumë këto projekte. Do marrim shumë pamje dhe informacion të këtij qyteti që kur të shkojmë në Itali në takimin zyrtar me shoqatën t’ju paraqesim të gjitha informacionet që edhe ata të përgatisin projektin zbatues dhe besoj nga muaji shkurt apo mars do të fillojnë investimet”.

“Ky aset i rëndësishëm pak njihet publikisht. Është punuar dhe mbajtur nën monitorim të rreptë gjatë ndërtimit. Këtu mund të jetë vërtetë një muze madhështor”, tha Gjici.

Në kthinën e një lokali në Kukës ndodhen një palë shkallë. Në pamje duken pa funksion dhe ashtu të harruara. Askush nuk e di se aty është njëra prej pesë hyrjeve më të rëndësishme të qytetit nëntokësor.

Të habit fakti kur mëson se për Kukësin nëntokësor është punuar gati 20 vite e shpenzuar miliarda. Ndërtime të pabesueshme. Një spital për 300 shtretër, fabrika e prodhimit të bukës, hapësirat e tjera për vendkomanda e shumë zyra për administratën. Pra e përllogaritur për 20 apo 30 mijë banorë në një periudhë kohore për të paktën 4 deri gjashtë muaj.

Tunelet në trajtë labirinti lidhin çdo hapësirë e përshtatur për funksione të ndryshme. Kurse hyrja realizohej në pesë vende të ndryshme të qytetit. Një pjesë ë pallateve e ndërtuar në atë periudhë, i kanë në çdo shkallë portat e blinduara dhe tunelet hyrëse për në qytetin e nëndheshëm.

Porta ka edhe për konviktet e institucionet arsimore. Pa hezitim Kukësi është një ndër qytetet më të fortifikuara.  Ndaj nuk është habi kur pak kohë më parë mediet ndërkombëtare e renditën Shqipërinë pas SHBA dhe Zvicrës si vendi me sigurinë më të madhe për sulmet bërthamore dhe atomike, për shkak të vendstrehimeve të shumta të ndërtuara gjatë luftës së ftohtë.

/a.r

Next Post
Helmimi i nxënësve në Dibër, Policia: U hodh aromatizues në klasë

Helmimi i nxënësve në Dibër, Policia: U hodh aromatizues në klasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In