Protestuesit në Turqi nuk e kanë pritur mirë oligarkut rus Roman Abramovich. Jahti i tij është ankoruar në vendpushimin në Bodrum të Turqisë, në Detin Egje dhe disa njerëz menjëherë i kanë dalë para jahtit me flamurin ukrainas.
Sipas Daily Mail, protestuesit kanë hipur në disa gomone të vogla dhe kanë dalë përpara jahtit super luksoz. Ata mbanin me vete flamurin ukrainas dhe kishin të shkruar “Jo luftë”.
Nuk dihej nëse Abramovich ishte në bordin e jahtit apo nëse ai është zhvendosur përfundimisht në Turqi, për të shmangur sanksionet.
Javën e kaluar, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Roman, pasi përditësoi një listë të individëve që përballen me ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për lidhjet e tyre me qeverinë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka dërguar ushtrinë ruse për të pushtuar Ukrainën.
Mali i Zi nuk është në BE, megjithëse pritet të anëtarësohet në vitin 2025, e për këtë arsye porti i Tivatit po përdoret nga disa pronarë rusë të superjahteve.
Nga ana tjetër, Turqia e cila është anëtare e NATO-S, ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe Ukrainën. Ajo ka kritikuar pushtimin e Ukrainës nga Moska, por gjithashtu e ka pozicionuar veten si një palë neutrale që përpiqet të ndërmjetësojë mes të dyjave.
Javën e kaluar, Abramovich mbërriti në Stamboll nga Jerusalemi me avionin e tij privat përpara se të nisej për në Moskë mëngjesin tjetër.














