Paola Saulino, një showgirl në Itali, u kishte premtuar seks oral votuesve që do të shënonin opsionin “jo” në fletën e votimit për referendumin e të dielës.
“Jo” për ndryshimet kushtetuese ka triumfuar dhe Paola tani duhet të mbajë fjalën. Ajo thotë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga premtimi dhe do të nisë menjëherë një tur nëpër Itali për përmbushjen e tij.
Ajo ka publikuar datat për disa qytete të mëdha në Itali dhe thotë se ata që do të përfitojnë nga shërbimi i saj seksual do të përzgjidhen pas vëzhgimit të aktivitetit të tyre në rrjetet sociale, për t’u bindur se vërtet kanë qenë kundër ndryshimeve kushtetuese të propozuara në referendum.
“Ndërkohë, unë po stërvitem”, shton ajo.
TemA/d.i.