• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Prej 5 vitesh e përndiqte këmba-këmbës dhe e akuzonte se ishte gay, këngëtari merr urdhër mbrojtje nga fansja e fiksuar

by Java News
16/07/2022 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtari i njohur britanik i muzikës së lehtë Craig David ka thënë se ndjehet “i dhunuar” nga një fushatë ngacmimesh e persekutimi prej një adhurueseje, e cila nga ana e saj i thotë policisë se “nuk përbën një kërcënim” dhe se “Elvis Prestley ka pasur fansa edhe më të këqinj”.

41-vjeçari i njohur për ritmet e tij R&B ka përfituar urdhrin e mbrojtjes nga fansja e fiksuar Tanya Jeal, 31.

Jeal raportohet se e ka përndjekur Craig nga viti 2016 deri në 2021, duke trokitur në dhomën e tij të hotelit, duke i ardhur në shtëpi e duke i dërguar letër prindërve të tij.

Në deklaratën e lexuar në gjykatë, këngëtari i këngës së njohur ‘Seven Days’ tha: “Gjitha seria e incidenteve më ka lënë të ndjehem i dhunuar dhe i shqetësuar në shtëpinë time”.

Ai quante Jeal ‘djallëzore’ dhe shtonte se kishte mbetur në frikë.

David shtonte: “Dua të jem i aftë të eci në rrugë pa kthyer kokën prapa nga frika. Kjo femër është i vetmi person që më ka bërë të ndjehem kështu në të gjithë jetën time”.

“Jam përpjekur ta takoj atë si një person i emocionuar prej meje, por kjo u përshkallëzua në diçka të frikshme”.

Gjykatësi Sushil Kumar i tha Jeal: “Ti nuk diskuton asnjë nga kërkesat e tua, si për shembull të kontaktosh, të dërgosh letra apo të shkosh në dhomën e tij të hotelit”.

Jeal tha nga ana e saj se disa gjëra ‘nuk kanë ndodhur ashtu siç i tha ai’.

Ajo shtonte: “Ka një video në YouTube me mua dhe zotin David ku pretendohet se ai është ‘gay’”.

“Ndoshta po të kisha shkuar si burrë te dera e tij, ai do e kishte hapur. E di që duhet të kisha menduar për seksualitetin e tij para se ta takoja”.

Jeal madje mohonte akuzat se do të ndryshonte mendje për David nëse zbulonte se nuk ishte ‘gay’ apo se kishte një të dashur.

“Jo, jo, do të ishte një sajesë. Nuk e kam parë kurrë zotin David me një të dashur”, tha fansja e zhgënjyer.

Dhe ne fakt kengetari ka qene shpesh objekt kurioziteti nga mediat per seksualitetin e tij te padeklaruar.

Oficerja e policisë Flora Curtis, tha se Jeal kishte takuar për herë të parë David në vitin 2016 kur kishte ardhur në një dyqan për të firmosur me autografe albumet e shitura.

Por disa muaj më vonë Jeal shkoi në dhomën e tij në Sofitel Hotel trokiti dhe bëri foto me të, derisa u shoqërua jashtë nga siguria e hotelit.

Pas disa aventurash të tjera ajo kishte trokitur në shtëpinë e “yllit” të saj, duke kërcënuar pastruesen që u përgjigj në cetofon, në rast se nuk fliste apo bënte foto me këngëtarin./m.j

Next Post
Replikat/ Deputeti ukrainas: Së bashku me Kroacinë do t’i riedukojmë serbët. Vuçiç: Le të bëjnë punën e tyre. I uroj…!

Replikat/ Deputeti ukrainas: Së bashku me Kroacinë do t'i riedukojmë serbët. Vuçiç: Le të bëjnë punën e tyre. I uroj...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In