Një 19-vjeçar nga Vora është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Nga kontrolli fizik që i është ushtruar nga uniformat blu, shtetasit Denis Kuçi i është gjetur një pistoletë “Berreta” dhe një mjet prerës, thikë.
Ndalimi i të riut nga policia kriminale në Vorë u bë pas informacioneve në rrugë operative.
Sakaq, materialet në ngarkim të 19-vjeçarit Denis Kuçi i kaluan prokurorisë së rrethit.