Peshkaqenët kanë pushtuar lumin Vardar. Mirëpo një shkupjan i guximshëm nuk ia ka frikën fare. Ai është hedhur sot në lumë duke notuar pranë tyre.
Sipas mediave maqedonase, peshkaqenët i shikonin edhe peshkatarët. Ende nuk dihet kush i ka vendosur peshkaqenët plastikë në Vardar.
Autoritetet e Shkupit akoma nuk kanë dhënë një përgjigje se kush e ka dekoruar lumin në mënyrë të tillë.










