Rreth një vit më parë në të gjitha mediat qarkulloi një lajm në lidhje me një përndjekje që i bëhej moderatores Luana Vjollca.Vetë moderatoja tregoi në atë kohë se një fans “i çmendur”, i saj e përndiqte në ndo kohë dhe e shqetësonte.
Pas denoncimit polica e arrestoi dhe i riu u dënuar me disa muaj burg. Por sot pas vuajtjes së dënimit ai gjendet i lirë dhe ka treguar në rrjetet sociale këtë fakt.
Fansi u arrestua dhe në atë kohë u dënua me 9 muaj burg për përndjekje. Mirëpo Besmir Lila ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke vuajtur vetëm 6 muaj burgim. Lila është liruar në tetor të vitit të kaluar dhe orë disa kohë ai ka qëndruar jashtë shtetit, ndërsa në shkurt të këtij viti është rikthyer në Shqipëri. Me sa duket 33-vjeçari ka vendosur ta harrojë fiksimin e vjetër dhe të vazhdojë jetën i qetë.












