Një magazinë me kanabis është zbuluar nga policia mesditën e kësaj të shtune në Përmet.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Sh.Ç.B.A, po zhvillojnë prej disa orësh një operacion të madh anti drogë. Gjatë këtij operacioni është zbuluar në një fshat të Përmetit, një magazinë me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Magazina ndodhet në fshatin Pagri të rrethit Përmet. Në Operacionin masive të policisë marrin pjesë Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit. Mësohet se operacioni vijon edhe në këto momente.