• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Për herë të parë në Shqipëri dhe në linjën Kombinat-Kinostudio orkestra ‘live’ në atobus

by Java News
14/06/2019 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ҫ’po bëhet kështu?” pyesin kalimtarët, jashtë atobusit të linjës Kombinat – Kinostudio, duke hedhur vështrime kureshtare.

Nga brenda u përgjigjen tingujt e muzikës. Dikush mendon se po xhirohet ndonjë videoklip, a film e ndaj rrinë në pritje të urbanit të radhës. Është e vështirë, t’ua shpjegosh se në muajin e muzikës, mund të ndodhë edhe kështu, që kur banorët e Tiranës janë në rutinën e tyre, e më pak e presin, muzika të shkojë tek ata. Jo më kot, tek ne ndodh për herë të parë, dhe një zgjedhje e tillë është e pazakontë.  Iniciativa është e ministers së Kulturës, Elva Margariti, e cila u bë pjese e kësaj atmosphere në stacionin afër Poliklinikës nr.9.  E pasagjerët, falë muzikës së tabanit popullor, e kaluan shpejt intimidimin nga prania e kamerave.

Një ҫift i thyer në moshë teksa qëndron pranë orkestrës tregon se nuk janë gjendur kurrë në një situatë të tillë, dhe për më tepër u pëlqen përzgjedhja e pjësve muzikore nga të gjitha trevat . “Shumë muzikë e bukur, të lehtëson nga problemet”, shprehet zonja, e cila është duke u kthyer në shtëpi, tek fëmijët. “Njerëzit janë të shqetësuar, të lodhur,pse jo, të bëhen sa më shpesh shfaqje të tilla”, shton bashkëshorti. Një zotëri, sapo nis “Kur dola në dritare” ia bef pranë firzamonikës.

“Ah, kjo është e preferuara ime!”. Ministria, e cila qëndron pranë qytetarëve,shpreh entuziazëm që ideja po funksionon. “Jo të gjithë e njohin qershorin, si muajin e muzikës. Menduam se një formë e tillë, do të ishte një mundësi e mirë që edhe qytetarët e Tiranës të njiheshin me këtë fakt. Jo vetëm kaq, por pse jo, të mos bënim një surprizë të tillë, e dita të fillonte me muzikën tonë shqiptare”. Nisma, mendohet, të vijojë, edhe pse ende nuk dihen artistët që do të performojnë si dhe linja “fatlume”. Nga ana tjetër, një experience të tillë duket se i gezohen edhe vetë instrumentistët.

62649101_2393544644212532_2069863117831012352_n

“Quhet muaji i muzikës, por për ne të 12 muajt janë të tillë”, shprehet drejtuesi i orkestrës Alban Tahiri. Një ngjarje e tillë ndodh për herë të parë dhe për ta, edhe pse siҫ violinist tregon gjatë turneve brenda apo jashtë vendit, prej entuziazmit ndodh të krijojnë të tillë atmosferë, veҫse kësaj here i pranishëm ështe edhe publiku. Ndërkohë që instrumentisti flet, një zotëri i moshuar afrohet e thotë “Artistët t’i kemi me jetë, se ata na mbajnë gjallë humorin!”. Ndërkaq që mbërrijmë në Kinostudio.

64660452_462838914506435_2460027726640185344_n64606289_854032528300250_1991574200556453888_n64510825_2396730703916893_1414498211367747584_n

g.kosovari

Next Post
Gjenerali Wesley Clark: Baza e Rusisë në Nish mund të destabilizojë Ballkanin

Gjenerali Wesley Clark: Baza e Rusisë në Nish mund të destabilizojë Ballkanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Kilometrat e marshimit të ushtrisë së Sali Berishës!

February 10, 2026
“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

February 10, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Duke u përgjëruar në kilometrin e fundit si Stalini i opozitës

February 10, 2026
Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

February 10, 2026
Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

February 10, 2026
Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

February 10, 2026
Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

February 10, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

February 10, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In