Të tjera detaje zbulohen për arrestimin e biznesmenit 25-vjeçar në Elbasan, të cilit iu gjetën 800 mijë euro dhe dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm.
Në total kanë qenë 3 patenta që janë gjetur në makinën e O.S.
Burimet thanë se dy prej dëshmive të aftësisë për drejtim mjeti janë të ish-ministrit Tahiri për drejtim të mjeteve lundruese dhe një e bashkëshortes së tij zonjës Fatlinda Berisha.
“BalkanWeb” sjell foto të patentave të sekuestruara nga policia në makinën e biznesmenit O.S./a.m.