Partia Socialiste nisi sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 18 Qershorit. Pas fjalimit të mbajtur, Rama ka postuar në facebook një fotot nga demonstratat e vitit 1991 të Partisë Demokratike. Rama shkruan se sot “PD ka ikur në drejtim të paditur.
“Partia që lindi 27 vjet më parë me aspiratën “Shqipërinë si gjithë Europa”, sot ka ikur në drejtim të paditur. Ka vendosur të dalë nga zgjedhjet e udhëhequr nga frika, një frikë e madhe, më e madhe se një kope lepujsh, që varen nga drejtësia. E mbyllur në një bunker plastmasi, prej nga i ka shpallur luftë me mullinjtë e erës të gjithëve, Shqipërisë, BE-së, Amerikës”, shkruan Rama./a.m.