Imazhet që tregojnë skena gati apokaliptike vijnë nga Assos, në në ishullin Kefalonia të Greqisë. Një masiv i tërë me gurë dhe baltë ka mbuluar makinat në rrugë si pasojë e vërshimit të përrenjve.
Pamjet tronditëse, siç shkruajnë mediat greke vijnë si pasojë e motit të keq, me erëra të forta e shi të rrëmbyeshëm si pasojë e ciklonin “Ianos” që goditi ishujt e detit Jon.