Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar, ku bëhet me dije se i plagosuri ishte shtetas shqiptar i cili në gjendje të dehur kishte ngacmuar tifozët hollandezë të cilët e kanë goditur me sende të forta.
Fillimisht u raportua për një sherr mes tifozëve, por më pas u bë me dije se i përfshirë ishte një shtetas shqiptar, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, ku po merr trajtim mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndodhur te zona e “9 katësheve” në kryeqytet.
Siç duket dhe nga pamjet e mësipërme i plagosuri ndodhet i shtrirë në trotuar, i pamundur të ngrihet në këmbë dhe i mbuluar me gjak në pjesën e fytyrës.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë./m.j











