
Sipas policisë 45.5 kg kokaine që u skeuestruan në portin e Durrësit vinte nga Brazili. Në kuadër të operacionit të koduar “Tranziti” u kap sasi e lëndës narkotike, e cila ishte e ndarë në 40 pako.

Droga ishte e ambalazhuar me fotot e personazhit të filmave vizatimor “Goku”, ndërsa u kap në një kontejner me mish pule që vinte nga Brazili.
Policia sqaron se kontejneri ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.
g.kosovari
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.