Një 20 vjeçare është arrestuar nga policia e Librazhdit, pasi drejtonte automjetin e pa pajisur me leje drejtimi.
Adenisa A, 20 vjeçe, banuese në fshatin Kuturman Librazhd, drejtonte mjetin me targa AA825 IN, e pa pajisur me leje drejtimi, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me kolënën prej betoni të një lokali.
Si pasojë është aksidentuar drejtuesja e mjetit e cila ndodhet në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
a.ç