10 efektivë të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura kanë kryer një operacion për të shpëtuar 4 punonjës të Radiotelevizionit dhe Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit.
Ata ishin bllokuar te anetnat në malin e Dajtit prej 4 ditësh.
Efektivët udhëtuan për 6 orë për të bërë të mundur transportin e tyre drejt Tiranës ku po marrin shërbimin e parë shëndetësor. /a.m.