• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Nxirret një prej makinave nga liqeni i Shkopetit, dyshohet për të tjera të përdoruara për krime

by A R
06/07/2016 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Polumbarët e RENEAS nisën kërkimet në liqenin e Shkopetit për gjetjen dhe nxjerrjen e mjeteve të konstatuar një ditë më parë në thellësinë e liqenit. Kërkimet nisën dje pas sinjalizimeve për rrëzimin e një mjeti. Nga verifikimet rezulton se nuk ka asnjë person të vdekur nga ngjarja, dhe targa e gjetur rezultonte e vjedhur.

Po ashtu, dyshohet se në të njëjtin vend janë hedhur mjete të tjera të përdoruara për vepra penale.

Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim për ndonjë shtetas të humbur. Ndërkohë dyshohet se këto mjete janë përdorur për vepra penale. Nuk përjashtohet përdorimi i mjetit të rrëzuar të martën nga grabitësit e Rinasit.

NGJARJA

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë nga një peshkatar i zonës, i cili ka njoftuar se ka parë gjurmë të freskëta të gomave të makinës në afërsi të liqenit Shkopet dhe dyshon se në liqen mund të ketë rënë ndonjë automjet.

Menjëherë në drejtim të liqenit të Shkopetit kanë shkuar forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat, ku kanë konstatuar se:

Në afërsi bregut të liqenit dhe poshtë rrugës nacionale kishte gjurmë të freskëta të gomave të automjetit si dhe pjesë të parafangos, parakolpit e xhama të thyer.

Po nga kontrolli i vendit ku dyshohej se mund të kishte rënë automjeti në liqen, Policia ka gjetur njërën prej targave të automjetit, konkretisht targën AA 969 ND. Nga shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Mat është bërë identifikimi i targës së gjetur në vendngjarje, targë e cila i përket automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit M.P nga Karbunara Lushnjë.

Targat janë denoncuar të vjedhura në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në Janar 2016 nga shtetasi M.P.

Theksojmë që ky shtetas ka denoncuar vetëm targat të vjedhura, jo automjetin.

Në vendngjarje kanë mbritur Polumbarët e Reneas të cilët kanë kontrolluar gjithë perimetrin e liqenit ku dyshohej se kishte rënë automjeti. Polumbarët gjatë zhytjeve të kryera kanë konstatuar në thellësinë 18 metra dhe në thellësinë 25 metra dy automjete .

Me ndihmën e një mjeti të rëndë vinç, polumbarët dhe forcat e policisë të Komisariatit të Policisë Mat, kanë bërë të mundur nxjerrjen në anë të liqenit të njërit prej automjeteve të konstatuara, konkretisht automjetin autovetruë tip Benz me targë FFV562 (Suedeze).

Nga kqyrja paraprake, shenjat e konstatuara si, “llumi mbi sipërfaqjet e lëmura të mjetit” rezulton se ky mjet ka kohë që ndodhej brenda në liqen. Gjithashtu po nga kqyerja paraprake rezultoi se në automjet nuk kishte asnjë viktimë.

13510924_1204273552956135_3230859797906464408_n-440x35013557785_1204273522956138_7595245197367909305_n-440x31513600033_1204273452956145_2036524348724587366_n-440x35013625370_1204273402956150_7924256489089797984_n-440x35013627086_1204273366289487_4047196647974368901_n-440x350

Next Post

(VIDEO) Dëgjoni si këndon Obama për datëlindjen e vajzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

January 13, 2026
“Ajo ditë kur bashkë me Shahun lamë Iranin…” | Kush është ish–perandoresha, nëna e trashëgimtarit të fronit iranian

“Ajo ditë kur bashkë me Shahun lamë Iranin…” | Kush është ish–perandoresha, nëna e trashëgimtarit të fronit iranian

January 13, 2026
E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In