• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Njësitë 1 dhe 2 në Tiranë, me zyra të reja për kartat e identitetit

by A R
06/02/2019 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Njësisë 1 dhe 2 në Tiranë, nga sot mund të aplikojnë pa radhë për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, në mjedise të reja e moderne. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe kompaninë ALEAT, kanë mundësuar hapjen e zyrave të reja pranë shkollës “1 Maji”, të dedikuara plotësisht për aplikimin për mjetet biometrike të identifikimit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda panë nga afër ambientet e reja, ku 10 sportele ofrojnë një shërbim të shpejtë dhe profesional. Ai theksoi se Tirana është shembull në përgjigjen për çdo nevojë që kanë qytetarët në një kohë të shkurtër.

“Tirana është gjithmonë e para sa herë që ka një nismë kombëtare e cila duhet drejtuar me shembull. Kemi hapur zyra të reja dhe në njëfarë mënyre jemi bërë të gjithë pjesëmarrës të një sipërmarrje që quhet “Aleat”, ku të gjithë jemi aleatë: si pushteti vendor, ai qendror, deputetët e zonës, njësitë administrative, gjendja civile dhe besoj që me hapjen e zyrave të reja për Njësitë 1 dhe 2 te shkolla “1 Maji”, në hyrje të Rr. “Ali Demi”, kemi mundësi fantastike, që punën e sotme të mos e lëmë për nesër, pra ta marrim sot kartën e identitetit!”, tha Veliaj.

Ndonëse bëri të ditur se nuk ka vend për panik, ai u bëri apel qytetarëve të Tiranës që të nxitojnë dhe të bëjnë sa më parë aplikimet. “E kuptoj që në fillim patëm një ngut shumë të madh sepse na skadoi karta; pastaj patëm ekstremin tjetër, një relaksim shumë të madh, duke qenë se qytetarët mund ta përdorin kartën deri në fund të 2019-ës. Kjo nuk do të thotë që punën e sotme ta lëmë për nesër. Kjo është një punë e sotme dhe tani që, sidomos Njësitë 1, 2, 3 dhe 4 i kanë kapacitetet e nevojshme, duhet që kartën ta marrim sot”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj theksoi se sot aplikimi për karta identiteti, për ata që u ka skaduar, bëhet edhe më i nevojshëm, duke pasur parasysh që në verë mund të ketë një fluks edhe më të madh në zyrat e ALEAT për shkak të ardhjes së emigrantëve, një pjesë të të cilëve, po ashtu, u skadojnë pasaportat.

“T’u japim prioritet sidomos atyre që janë të moshuar, por duke pasur parasysh që në verë, përveç zgjedhjeve, do kthehen emigrantët, do ketë më shumë nevojë për pasaporta. Vërtet mund ta shtyjmë afatin e kartës deri në 2019, por jashtë Shqipërisë gjërat duhet të jenë të vlefshme, ndaj për të gjitha këto arsye, tani që është relaksuar situata në pjesën më të madhe të Tiranës, dua të ftoj qytetarët që ta përdorin këtë mundësi. Ka shumë pak radhë, gocat e çunat që punojnë këtu janë jashtëzakonisht miqësorë e efiçentë, në punë 4-5 minutash mbaron një detyrim që mbi të gjitha të vlen ty si qytetar. Pra, s’ka panik për t’u shtyrë, por ka mjaftueshëm hapësirë që punën e sotme të mos e lëmë për nesër dhe të marrim kartën e identitetit”, shtoi ai.

Gjithashtu, ai përcolli edhe një mesazh për të gjithë qytetarët e Tiranës që krahas aplikimit për karta të shikojnë me prioritet edhe verifikimin e emrit në listat e zgjedhësve pranë njësive administrative.

“Dua të ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës të inkurajojnë njeri-tjetrin, jo vetëm për punën e kartave, por për të gjetur emrin e tyre në listat zgjedhore. Duke qenë se është një proces tjetër që për herë të parë kjo administratë e Bashkisë së Tiranës do të sigurohet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, nuk duam që të ketë votime nëpër lokale apo në ambiente private, ndaj besoj se regjistrimi në njësitë e reja administrative, tek “Fresku”, “Astiri”, tek “Selita”, pra njësitë 12, 13, 14, ku edhe “Aleat” tashmë është prezent, që me hapjen e zyrës së re na mundëson që jo vetëm të kemi një situatë zgjedhore dhe ambiente shumë dinjitoze, jo vetëm që të ofrojmë kartat e “Aleat-it” edhe në tre lagjet e reja që sapo i kemi hapur në Tiranë, por të sigurohemi që mbi të gjitha Tirana është model i një qyteti funksional, në çdo proces administrimi”, u shpreh Veliaj.

/a.rada

Next Post
Ngjarja e Kavajës, Lleshaj përplaset me Nokën: S’jam nga ai fis unë…

Ngjarja e Kavajës, Lleshaj përplaset me Nokën: S'jam nga ai fis unë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In