• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Njëri u vetëvra, tjetrin e vranë?! Tragjike: Gjenden të vdekur dy baballarët, njëri në Fier dhe tjetri në Vlorë. Flasin familjarët

by Java News
21/07/2022 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy baballarë u zhduken nga banesat e tyre në fillim të muajit korrik, nga qytete dhe në rrethana të ndryshme, fatkeqësisht për të dy pasditen e kësaj të enjte’Pa Gjurmë’ përcolli lajme tronditëse.

Për 41-vjecarin Artur Buzhiqi humbur më 9 korrik, trupi i pajetë i të cilit u gjet në Fier familja ngre dyshimet se mund të jetë vrarë. Ndërsa paraditen e të mërkurës u gjet i dekompozuar trupi i pajetë i 50-vjeçarit Gëzim Racaku, i humbur që prej datës 5 korrik.

41-vjeçari Artur Buzhiqi babai i tre fëmijëve u zhduk nga Ura e Dajlanit. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua edhe nga e motra Rajmonda Buzhiqi, ajo e cila e tronditur ngriti dyshimet se i vëllai mund të jetë vrarë.

’Trupi i pajetë i gjetur në Fier fatkeqësisht i përkët vëllait tim. E dërguan në Laç, nuk di më shumë sepse jam e tronditur. Duhet të verifikohet mesazhi kërcënues, që i erdhi vëllait tim se që atë ditë ai nuk u kthye më. Jam e sigurtë që e kanë vrarë, sepse Arturi gjithnjë ka dalë vetëm dhe është kthyer në shtëpi. Ai personi është shprehur se nëse do ta shihte Arturin do ta bënte për spital, sepse sipas tij i kishte rrahur vëllanë. Ai është peshkatar në Durrës dhe Arturi në Durrës ka humbur. Vëllai nuk ka qenë në atë gjëndje që të vriste veten.

Deri të paktën 24 orë më parë, familjarët kishin shpresa për gjetjen gjallë të 50-vjeçarit Gëzim Racaku, trupi i pajetë i të cilit u gjet i dekompozuar, në brendësi të një pallati në qendër të qytetit të Vlorës, në lagjen “Hajro Çakërri”. Për zhdukjen e tij denoncoi më 13 korrik, në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv vajza Zhaklina Racaku, e cila me lot në sy i bënte apel të atit të kthehej. Ajo nuk e fshehu frikën që ndjeu në bisedën e fundit me të atin duke rrëfyer si e paralajmëroi ai ikjen e tij, pasi kishte kohë që vuante nga depresioni.

Trupi i 50-vjeçarit u gjet një ditë më parë, rreth orës 11:25, pa shenja jete, ndërsa ende nuk janë mësuar rrethanat e ngjarjes. Pas shumë viteve depresive nën efektin e ilaçeve dhe përkujdesjen e vazhdueshme të fëmijëve, për herë të parë ai nuk ua prishi gjumin mëngjesin e 5 korrikut, duke vendosur të largohej në heshtje. Gëzimi jetonte bashkë me djalin dhe vajzën, që ditën kur bashkëshortja i la 18 vite më parë. Ky largim i papritur i gruas shkaktoi pasoja të rënda psikologjike tek Gëzimi, pasoja nga të cilat ai nuk mundi t’ia dilte.

’E percollëm për në banesën e fundit që dje se ishte shumë i dekompozuar trupi. Ishte në gjendje shumë të keqe’./m.j

Next Post
“Amanetet” e fundit/ Meta i shkruan letër Nikollës dhe të gjithë deputetëve: Informim për “Çështjen e Detit” me Greqinë. I hapur deri më 24…!

"Amanetet" e fundit/ Meta i shkruan letër Nikollës dhe të gjithë deputetëve: Informim për “Çështjen e Detit” me Greqinë. I hapur deri më 24...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In