Ndonjëherë, ndryshime të thjeshta në mjedisin tonë mund të jenë gjërat që na duhen për të ndihmuar komunitetin tonë të jetojë më gjatë dhe më shëndetshëm. Pemët kthejnë një rrugë të zakonshme të qytetit në një terren të këndshëm shëtitës, duke siguruar hije, ngjyra dhe cilësi.
Thirrjes së kryebashkiakut Veliaj që çdo pallat të mbjellë 5 pemë, i janë bashkuar edhe banorët e bllokut të pallateve në rrugën Dervish Hima me administrator Artut Dangllin në njësinë Nr.2 në synimin tonë të përbashkët për t’i rikthyer gjelbërimin e Tiranës.
Qytetarë dhe biznese të shumta kanë zgjedhur që të bëhen pjesë e historisë duke mbjellë një pemë, si provë dashurie për qytetin ku jetojnë./a.ç