Një makinë tip Ford me targa AA846PT ka marrë flakë para pallatit të Sportit në Gjirokastër.
Drejtuesi i mjetit ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur menjëherë pas parkimit të makinës.
Flakët e zjarrit kanë përhapur panik në radhët e qytetarëve.
Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve mundësoi shmangien e përfshirjes nga zjarri edhe të automjeteve të tjera të parkuara.
Sipas policisë ka qenë masë elektrike në makinë shkaku i zjarrit.

















