• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Një copëz mëmëdheu në dasmën e djalit nga Vlora dhe vajzës amerikane

by Java News
28/10/2022 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo Verë ka qenë mjaft e zënë për shumë familje shqiptare në Amerikë. Martesat e planifikuara përgjatë pandemisë u shtynë dhe ngarkesa e bizneseve ishte e dukshme…

Teksa shumë kush nga ne (përfshi edhe veten time) u bë e u ribë vjehërr e krushk gjatë verës, për një familje shqiptare vlonjate në Virxhnian Veriore, ky gëzim erdhi në javën e tretë të tetorit të 2022.

Muaji më i këndshëm i vjeshtës, me ngjyrat marramendëse të bimësisë, me motin tepër të bukur, as shume ftohtë as nxehtë, i përshtatshëm për dasma, mblodhi dasmorët më së pari në familjen shqiptare ku u festua dhe u gëzua shqiptarçe si nga mikpritja, ushqimi ashtu edhe nga tradita argëtuese. Atë ditë, të premten më 21 Tetor, u bë dhe prova e ceremonisë së martesës. Dita e dytë ishte dita e vërtete e martesës së Albi Selimajt, djalit të Adhurimit dhe Valbonës me Eugenie Bedell, të fejuarën e tij, miken e tij të zemrës prej shumë vitesh, rritur nga dy prindër emigrantë edhe ata nga një kontinent tjetër. Dashuria e dy të rinjve i bëri bashkë këto dy familje e vende.

Ceremonia fetare, mbajtur në një kishë të ritit të krishterë episkopal mblodhi rreth treqind dasmorë që ishin dëshmitarë të premtimit bashkëshortor dhe dashurisë se pakushtëzuar në sy të Zotit e njeriut. Pas ceremonisë fetare e vënies së kurorës, çifti i ri i shpallur si Z. dhe Znj. Albi Selimaj si edhe dasmorët udhëtuan në juglindje, në Manassas, ku familjarët kishin zgjedhur ndërtesën e darkës dhe vallëzimit.

Pas koktejit, fotografive dhe shoqërimit se dasmorëve të kulturave krejt të ndryshme, por bashkuar si Amerikane dhe familjarë e shoqëri e dhëndrrit e nuses, filloi hyrja në sallë, sipas traditës.

Natyrisht çifti prindëror Selimaj, veshur ashtu siç dinë të vishen shqiptarët, ndritshëm e me gusto, ishte ai që ngriti pjesën shqiptare me këmbë por edhe prindërit Bedell, veshur dhe ata sipas rastit, ngritën në këmbë pjesën tjetër të sallës.

Mu kujtua filmi çifti i lumtur për një moment!

Hyrja e shoqëruesve të çiftit ishte e këndshme dhe shoqëruar me muzikën përkatëse. Ndërsa çifti hyri duke bërë një vallëzim të bukur nën tingujt e një numri muzikor afrikan, si precursor i vallëzimit të tyre zyrtar të parë nën tingujt e një kënge në gjuhën angleze.

Pas bekimit të ushqimit nga më i vjetri i fisit të nuses, u shtrua darka dhe për ne që dinim se ç’vinte me pas, ndjehej një atmosfere pak ankth, pak gëzim, pak kënaqësi…të gjitha bashkë. Pra flitej për fillimin e vallëzimeve nën tingujt e muzikës popullore shqiptare. Pas fjalimit të babait të nuses dhe pas një përshendetje të shkurtër nga Selimajt, shkova të pyes nënën e dhëndrit se kur na donte ne, shoqërinë e saj, të hynim në vallen shqipe. Tha na lini nja pesë minuta ne të familjes e hyni pastaj, dhe mbante sytë nga hyrja….. Ndërkohë DJ që do të luante muzikën shqiptare ishte ulur në tavolinë e ishte përgatitur për surprizën e radhës.

Drejtuesi i darkës, një mik i familjes së nuses, qartazi nuk e njeh gjuhën shqipe por ama nuk ngatërroi asnjë gërmë kur përmes fjalisë në anglisht lajmëroi se mbrëmja kishte një surprizë dhe njoftoi se në dasëm kishte ardhur, vetë Ylli Baka, këngëtari me i favorshëm e me i dashur i Albit, dhëndrrit pra.

Ndërkohë buciti muzika, Ylli hyri me mikrofon në dorë nga ana e sallës dhe filloi të këndonte me urime për martesën. Albi natyrisht i super surprizuar, nusja e gëzuar pasi e dinte, ajo ishte pjese e planit të surprizës. Ylli shoqërohej nga babai  i dhëndrrit, i cili doli e mori artistin e madh e të mirënjohur si dhe nga një mik i familjes që kish mundësuar kontaktin.

Ajo fjala që tha nëna e dhëndrrit të prisnim pese minuta nuk “piu ujë” , sepse ishte sikur te ishte ndezur nje flake gezimi dhe askush nuk u permbajt. Te gjithe dolen ne piste e duke kenduar e kercyer.  Sidomos te rinjte!

Ylli , natyrisht shume i respektuar e i shume mesuar me aktivitete te tilla, dha maksimumin e tij dhe ne cdo kohe qe kendoi , qe nga kenget e dasmes e deri ne kenget e fundit te tij te porsa dala ne treg, kenge patriotike dhe per mallin e mergimtarit, dha maksimumin e tij.

Hareja dhe gezimi nuk shihej vetem ne syte e levizjet e valltareve shqiptaro-amerikane, por edhe miqte nga ana e nuses, ku mire ku gabim, u argetuan se tepermi.  Per ne nenat e femijeve te rritur ketej ishte kenaqesi te shihnim femijet tane te vallezonin e te gezonin shqip, sic na e do zemra neve. Jo vetem kaq por edhe takimi me familje e shoqeri eshte mese i mirepritur e i deshiruar. Dhe ishin te gjithe te njohur , sepse komuniteti yne gjendet gjithnje bashke ne cdo rast.

Fotografet, sipas nje amerikaneje, paten nje “field day” domethene paten shume material per ta bere videofilmin e dasmes sa me te bukur e me te pasur. Dhe ngazellimi i dukshem eshte material i sakte!

Kenget si ”Moj Sarande” , “”Te rrapi ne mashkullore” e deri tek  kenga humoristike  “Baftjari me raki Skrapari” , shoqeroheshin nga dasmoret dhe e qeshura e gezimi nuk ndalej.

Natrisht nuk mungonte as bujaria me dhurata monetare ne ballin e ciftit dhe kjo ishte gjithashtu nje rast tjeter special per filmuesit e fotografuesit .

Ylli , artisti I dashur dhe i talentuar megjithese kishte udhetuar gjate, dukej sikur ishte clodhur e gati per te rindezur cdo pjese muzikore,  sipas radhes.

Sipas planit origjinal, dasma duhej mbyllyr me 12 te nates, por njerezit nuk largoheshin dhe Ylli nuk pertoi te kendonte deri ne fund.

Ne nje moment pushimi e pershendeta, i tregova se  nga isha dhe e falenderova per kenget qe kishte shkruar edhe per krahinat tona. I tregova se mund te shkruaja dy fjale edhe per kete qe beri, se nuk eshte pak te ngrihet nga Shqiperia vec per nje dasem.

Me shume xhentilese me respektoi dhe me premtoi se nuk kishte problem nese i shkruaja dy fjale .

Te nesermen vazhdoi festa dhe te pasnesermen perseri nje dreke e kendshme mes miqsh per te percjelle Yllin.  Aty une guxova ti beja edhe ndonje pyetje tjeter Yllit modest e te respektuar.

Mesova se ai nuk e diskutoi fare kur i kerkuan  nese mund te vinte ne kete dasem kaq larg ne Amerike. Posacerisht pra.  E kam bere disa here tha. E ndjen artisti mallin dhe dhembshurine e shqiptareve ne megrim dhe ju sjell sado pak gezim e cmallje. E pyeta nese ishte lodhur, jo me tha. Vijme per gezim.

Kur e pyeta se kur ka filluar shperthimi i tij si yll i muzikes  me tha se ka shume vite por megjthe fillimet e hershme, 2004 ishte viti qe e beri shume te njohur . Pra rreth dy dekada ne skene kombetare dhe mbetet sikur e ke nje mik te veter, te njohur prej shume kohesh.

Kur mesoi se une isha nga Cangonji, me tha se kishte shkruar nje kenge per Devollin dhe devollinjte por se nuk ka dale akoma.  E falenderova! E pyeta si i qemton fjalet dhe gjetjet. me tregoi se  vlereson takimet ne person dhe ato behen frymezim.

Bisedat vazhduan nga tema ne teme,  dhe Ylli na pergezoi per ngrohtesin e shfaqur por edhe per komunitetin e mire e te forte qe kemi  krijuar. E falenderuam qe na solli pakez memedhe ne nje dasem dhe i uruam rrugen e mbare. E gjithe kjo ishte per shkak te nje cifti qe u martua por me se shumti per shkak te prinderve te dhendrit qe per hater te djalit bene dicka qe jo cdo kush e ben dendur. Dhe kur kuriozitetet e njerezve shuheshin se “pse dhe si e sa “….Bona , me ate menyren e vet pergjigjej:

“Po te mos ishte Ylli, do ishte dasma njesoj? “ Dhe pergjigja ishte : “Jo!”.

Prania e tij e ndezi atmosferen dhe zjarri i gezmit qofte i gjate e pashterrshme. Yllit i faleminderit, familjes qe na ftoi ne dasem  ju faleminderit, e cifti i ri me trashegime!

Next Post
Bardhi pyetet nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit: Hetimet po përparojnë…

Bardhi pyetet nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit: Hetimet po përparojnë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In