Stadiumi i Shkodrës “Loro Boriçi” ka nisur tashmë zyrtarisht nga puna për rikonstruksionin e tij. Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeministri i vendit Edi Rama i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar nisjen e punimeve.
Rama shprehet se stadumi i ri i Shkodrës do të jetë më i bukuri në rajon. Ky është edhe stadiumi ku 20 mijë zemra kuqezi do të mbështesin Kombëtaren ndaj Serbisë në vjeshtë.
“Kantieri i stadiumit te ri te Shkodres sot! Do te jete stadiumi me i bukur ne rajon pa asnje dyshim:-)” shkruan Rama











