Bashkia e Tiranës ka filluar me montimin e bazamenteve të 1500 ulëseve të reja, ndërkohë që përfunduan themelet e rrethimit, shkallët, platformat e instalimet elektrike dhe çdo gjë tjetër, që shumë shpejt do ta rikthejnë në jetë vendin më të dashur, ku qytetarët mund të shijojnë artin e vërtet.
Amfiteatri, një nga monumentet më të dashura të Parkut të Liqenit, falë punës së bashkisë së Tiranës, shumë shpejt do të rimarrë pamjen e dikurshme.
Të shumtë janë ata që frekuentojnë këtë zonë gjatë gjithë stinëve të vitit, ndaj rikthimi në identitet do t’i kthejë qytetarëve që kalojnë orët e tyre në këtë zonë, jo vetëm një ambient modern edukimi e argëtimi, por edhe një skenë teatrore më shumë.