• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Nga Tomka tek Beni e Rudina, si kanë ndryshuar sot 10 fëmijët që mbërthyen pas ekranit të gjithë shqiptarët

by Java News
27/04/2020 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush nuk i mban mend Gjinin, Tomkën, Benin, Taulantin, Mimozën, Rudinën, atëherë është shumë i vogël për këtë artikull. Këta janë aktorët e vegjël më të famshëm shqiptarë dhe ka mjaftuar vetëm një rol që të bëhen të njohur e të mbahen mend për vite të tëra. Tanimë të gjithë janë rritur, disa kanë vazhduar rrugën e artit e të tjerë i janë larguar televizionit. Më poshtë do mësoni si duken e ç’ka ndodhur me aktorët e vegjël të filmave shqiptarë që i kemi dashur kaq shumë.

1.Admir Sorra i njohur si Gjino i “14 vjeç dhëndër” i cili luante rolin e bashkëshortit minoren që u martua me Marigon, nuk është më aktiv me projekte në ekran.

Ai për disa vite ka jetuar në Itali dhe më pas u rikthye në Shqipëri ku aktualisht jeton në Vlorë. Admiri nuk është shumë aktiv as në rrjete sociale duke mos preferuar të jetë në vëmendje pavarësisht se në media është shkruar shpesh për të. Sot ju sjellim disa foto të viteve të fundit nga aktori për të parë ndryshimin që ka pësuar pas 30 vitesh që nga roli i Gjinos.

2.Aktoren e Mimoza Llastica edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta thërrasin me emrin e personazhit. Ajo quhet Zhaklina Dhimojani dhe ka ndryshuar shumë që nga koha kur luante filmin.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë, Zhaklina duket një femër shumë e hijshme. Ajo është larguar nga Shqipëria që në vitin 1990 dhe jeton në Bern të Zvicrës. Aktorja është e martuar dhe ka një vajzë. Zhaklina nuk merret më me aktrim por tani ka marrë drejtim komplet tjetër. Ajo ka punuar si përkthyese në zyrën Federale të Refugjatëve në Itali dhe më pas si organizatore e koncerteve me muzikë klasike. Tani ajo mban postin si anëtare e Këshillit Bashkiak në Himarë.

3.Ndryshe nga dy aktorët e mëparshëm, Benin e filmit “Beni ecën vetë” e keni parë shpesh në ekran. Herion Mustafaraj ka jetuar prej 27 vitesh në Amerikë por nuk i ka munguar ekranit shqiptar.

Herioni ka marrë pjesë në disa emisione e spektakle shqiptare siç ishte edhe “Dance with me”. Ai sot është 51 vjeç dhe baba i një vajze. Duke qenë se kanë kaluar shumë vite, edhe Herioni ka ndryshuar shumë që nga koha kur luante Benin dhe disa nga fotot e tij më të reja jua sjellim më poshtë.

4.Taulanti i fitoi zemrën të gjithëve me rolin e një fëmije të përkëdhelur në filmin “Taulanti kërkon një motër”. Sot ai nuk është më aktor por një arkitekt.

Donald Kokona është 38 vjeç dhe jeton në Tiranë. Së fundmi ai është rishfaqur në ekran i ftuar në emisione, ku ka treguar për kohën kur luante rolin e Taulantit dhe pasionin e tij në arkitekturë.

5.E famshme nga filmi “Taulanti kërkon një motër” është edhe Ola, shoqja e ngushtë e Taulantit. Ndryshe nga Donald Kokona, aktorja që luante rolin e Olës, Sabiela Agushi nuk është shfaqur më në ekran që pas këtij roli.

Ajo jeton në Gjermani, punon si juriste në Bashkinë e Mynihut dhe është e martuar. Sigurisht që edhe ajo ka ndryshuar shumë që nga roli i Olës.

6.“Tomka dhe shokët e tij” është një nga filmat që ka mbetur gjatë në kujtesën e të gjithë shqiptarëe. Aktori që luante rolin e Tomkës quhet Enea Zhegu.

Ai ka luajtur edhe në filmin “Lulëkuqet mbi mure”, por pas disa roleve preferoi të shkëputej nga kinematografia. Pas 30 vjetësh Enea u rikthye me serialin “Milenium” në vitin 2013.

7.As Rudina e “Dy herë mat” nuk e ka vazhduar më aktrimin pas rolit me të cilin publiku e kujton edhe sot.

Manjola Begolli ka mbaruar studimet për ekonomik dhe sot është biznesmene. Pavarësisht se e ka lënë aktrimin, Manjola vitet e fundit është shfaqur shpesh nëpër emisione. Ajo sot është një femër shumë elegante siç e shihni edhe në fotot e mëposhtme.

8.Në moshën 13-vjeçare Petro Papakosta u bë shumë i njohur me rolin e Velos në filmin “Partizani i vogël Velo”, por ashtu si shumë aktorët e sipërpërmendur edhe ai u tërhoq nga aktrimi.

Petro Papakosta sot është shkrimtar dhe ka botuar disa libra.

9.Filmin “Shoku ynë Tili” e kujtojmë me nostalgji dhe po kështu edhe personazhin kryesor Tili por për aktorin Arben Latifi ky do të ishte roli i parë dhe i fundit.

Arben jeton prej vitesh në Gjermani. Më poshtë mund të shihni disa nga fotot e tij të fundit ku shfaqet shumë trendi me flokë bjondë.

10.Po Fatmirin e filmit “Në shtëpinë tonë” e mbani mend?

Ai sot është themelues i një prej kompanive më të mëdha audio-vizuale në Shqipëri, është i martuar dhe është bërë baba./ Xing.al

g.kosovari

Next Post
Nga 41 bis në shtëpi/ Koronavirusi lë të lirë 40 bosë të mafies në Itali

Nga 41 bis në shtëpi/ Koronavirusi lë të lirë 40 bosë të mafies në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportime për një mjet fluturues të paidentifikuar nga Kina, forcat e armatosura përgatiten ta rrëzojnë

Lufta në Iran drejt fundit, Kina i kërkon Teheranit të hapë ngushticën e Hormuzit

April 16, 2026
Sekuestrohen armë e municione në Zubin Potok, Zveçla: Përpjekje për të cenuar sigurinë në vend

Sekuestrohen armë e municione në Zubin Potok, Zveçla: Përpjekje për të cenuar sigurinë në vend

April 16, 2026
YouTube pezullon kanalin pro-iranian që postonte video duke tallur Trumpin

YouTube pezullon kanalin pro-iranian që postonte video duke tallur Trumpin

April 16, 2026
Vendim historik i Gjykatës Kushtetuese në Itali, lejon beqarët të birësojnë fëmijë të huaj

“Ballë për ballë” me Ramën në gjyq, Berisha: Thojini të bëhet burrë, ta marrin vesh shqiptarët…

April 16, 2026
Gjekmarkaj nga Suedia: BE po e mbështet Shqipërinë, por sfidat për demokracinë mbeten

Gjekmarkaj nga Suedia: BE po e mbështet Shqipërinë, por sfidat për demokracinë mbeten

April 16, 2026
Kryeekonomisti i Bankës Botërore: Lufta në Iran mund të çojë miliona njerëz të tjerë drejt urisë

Kryeekonomisti i Bankës Botërore: Lufta në Iran mund të çojë miliona njerëz të tjerë drejt urisë

April 16, 2026
Rama niset drejt New York për takimin me shqiptarët e SHBA, detaje nga organizimi dhe pjesëmarrja

Jo vetëm në Romë! Rama vizitë zyrtare edhe në Barcelonë, zbardhet agjenda e takimeve

April 16, 2026
Tiranë/ Urbani përplaset me makinën e policisë rrugore, plagosen tre pasagjerë

Rikthehet në normalitet transporti publik në Tiranë; arrihet marrëveshja me Qeverinë dhe Bashkinë

April 16, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

“Çdo shpifje ndaj Gardës, e ulët”, Balla-opozitës: Në Komisione doni kohë, sot flisni ndryshe

April 16, 2026
Berisha në Kuvend: Në agjendë duhet të jetë vetëm çështja Rama–Balluku dhe nafta

Berisha në Kuvend: Në agjendë duhet të jetë vetëm çështja Rama–Balluku dhe nafta

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In