Ndërkohë që Shqipëria po voton për zgjedhjen e 61 kryebashkiakëve të rinj, presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të kalojë të dielën në plazh duke zgjedhur që të mos votojë.
Kreu i shtetit ka postuar një foto në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ku shihet bashkë me këshilltarin e tij Tedi Blushin.
“Të dashur miq!
Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të dielë historike plot diell dhe muzikë“, shkruan Meta.












