Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e bëre brenda një zyre elektorale të kandidates së PD-së në Shkodër, Voltana Ademi.
Siç shihet nga kjo foto një person po numëron një tufë me lekë, por mbetet e paqarte se përse do përdoren këto lekë.
Gjatë fushatave elektorale në Shqipëri është bërë zakon nga shumë kandidatë që blejnë votën e qytetarëve, megjithatë në këtë rast nuk mund të thuhet me siguri dicka e tille.
Voltana Ademi ka si kundërshtare për zgjedhjet lokale të 21 qershorit Keti Bashtarin, të zgjedhur nga mazhoranca qeverisëse si kandidate për Bashkinë e Shkodrës.









