Digjen transformatorët në disa zona në Qarkun e Gjirokastrës, për shkak të motit të keq, që ka përfshi vendin ditën e fundit.
“BalkanWeb” raporton se në fshatin Goricë, në Këlcyrë, është ndërruar transformatori, pas djegjes si pasojë e shkarkesave elektrike.
Po kështu, pasditen e sotme u bë edhe ndërrimi i transformatorit në fshatin Saraqinishtë, Gjirokastër. Fshati i thellë malor kishte tre ditë pa energji elektrike, si pasojë e djegjes së transformatorit.