Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë publikuar një tjetër video të një ekzekutimi tronditës.
Video është bërë në Mosul të Irakut dhe tregon se si militantët e ISIS e zhysin një kafaz me pesë të burgosur brenda një pishine, derisa ata vdesin.
ISIS përdor disa kamera shumë të shtrenjta, për të filmuar nën ujë të gjithë skenën.
Por ky nuk është ekzekutimi i vetëm horror.
Në një rast tjetër, ISIS tregon se si mbyll disa të burgosur në një makinë dhe i qëllon me raketë-hedhëse.
Ndërkohë në një rast të fundit, të burgosirit lidhen me zinxhirë, ndërsa në qafë kanë varëse me eksploziv, të cilët shpërthehen nga xhihadistët.