Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me publikimin në facebook të një fotoje nga pazari i Korçes, ku i bashkangjit edhe një foto të vitit 2013 kur duket i rrënuar.
“Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë.
Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot.
Prandaj këtë mbasdite do të jemi më shumë se kurrë tek Parku Rinia i Korçës, me votuesit e parë dhe rininë korçare, të bashkuar” shkruan Rama në rrjetin social Facebook.