• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Mes Matit dhe Mirditës, vizitorët po zbulojnë shpellat dhe ujëvarat “e panjohura”

by A R
28/08/2021 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sami Curri

Vetëm 20 km larg nga Mati dhe afro 25 kam larg nga Mirdita, në fshatin Bruç, ndodhen një sërë monumentesh natyrore tërheqëse për vendasit dhe turistët e huaj. Në hyrje të fshatit Bruç, ndodhet burimi i ujit të “Shutrrejës”. Uji këtu del prej shkëmbit me forcë e krijon re me avuj që bashkë me pemët që qëndrojnë të gjelbëruara në “këmbë” brenda tij, krijojnë një pamje të mrekullueshme. Banorët dhe turistët që vijnë në këtë zonë, e krahasojnë atë për shkak të forcës me të cilën rrjedh uji me ujëvarën e Niagarës.

Burimi i Shutrrejës është shpallur monument natyre. Më parë nga ky burim furnizohej me ujë Uzina e Ferro kromit në Burrel, ndërsa sot nga ky burim furnizohet me ujë një pjesë e qytetit të Burrelit. Megjithatë pak më poshtë burimit, po vazhdon puna për ndërtimin e dy HEC-eve. Banorët e zonës shpresojnë që në të ardhmen, kjo zonë të kthehet në një destinacion turistik e në këtë mënyrë të ndikojë edhe në zhvillimin e ekonomisë lokale, pasi në rrjedhën e burimit deri në liqenin e Ulzës, mund të zhvillohen edhe sportet e aventurës. Por me ndërtimin e HEC-eve, një gjë e tillë mund të mbetet vetëm një ide në letër.

Jo shumë larg nga burimi i Shutrrejës ndodhen shpellat e Bruçit dhe Laç-Bruçit. Shumë pak është dëgjuar për to dhe ato janë thuajse të pa eksploruara nga arkeologët. Në të katër shpellat, gjen nga një karakteristikë të ndryshe. Nga shpella e parë, sipër një kodre, shikon luginën e Matit si në pëllëmbë të dorës. Shpella nuk është e thellë, por mjaftueshëm e madhe për të joshur thesarkërkuesit dhe syrit nuk i shpëtojnë gërmimet e bëra. Jo më shumë se 1 km më larg ndodhet shpella tjetër. Natyra nuk është kursyer as këtu.

Ajo ka një hyrje të vogël dhe të ngushtë për afro 50 metra, por më pas shfaqen me stalaktitet e stalagmite qindra vjeçarje dhe disa hyrje-dalje. Banorët e zonës tregojnë se në këtë shpellë janë bërë gërmime për disa javë prej disa personave, të prezantuar si studiues, por banorët e zonës asnjëherë nuk i mësuan rezultatet e atyre kërkimeve apo se kush ishin. Format në shkëmb të krijuara me mijëra vite, me tempratura disa gradë në zero, janë një panoramë mahnitëse për syrin e njeriut. Lartësia e kësaj shpelle është disa metra dhe ka disa dalje të tjera.

Në Laç-Bruç, në kodrat e fshatit, banorët tregojnë se gjenden rrënojat e një kalaje dhe qyteza e dikurshme, nga më të vjetrat që ka zona. Bletët kanë krijuar habitatin e tyre në këtë zonë. Në shumë zgafella të krijuara në shkëmbinjtë e shpellave, syri të zë bletë që gumëzhijnë.

Në fund të rrugëtimit tonë është shpella e Valit. Mu në mesin e shpellës, ndodhet një hapësirë e madhe në mes shkëmbinjve, ndërsa rrezet e dritës që hyjnë prej çatisë krijojnë një si skenë të ndriçuar në qendër të saj. Aktivistët e Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj që iniciuan këtë udhëtim për të mësuar më shumë për natyrën e zonës së Matit dhe vlerat mjedisore, ndihmuan me shënjimin e rrugës që për turistët të jetë me lehtë gjetja e shtigjeve.

Next Post
Misteret e krimit/ Kë takoi piloti Babis pas vrasjes së Caroline? Çdo ditë që kalon, shton dyshimet tek financat, do kontrollojnë transaksionet bankare

Marrin kthesë hetimet/ Babis s'ishte në ekzekutimin e Caroline, ishte “rekrutuar” nga autori për të dalë me “skenarin” e grabitjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In