• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

FOTO/ Mes frikës dhe shpresës: Jeta e shqiptarëve në Ukrainë një vit pas fillimit të luftës

by Java News
24/02/2023 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Largim nga shtëpia, ndarje me familje e biseda të vështira me fëmijët për luftën janë përvojat e disa qytetarëve ukrainas me prejardhje shqiptare, që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Për Radion Evropa e Lirë, ata kanë rrëfyer se si u është ndryshuar jeta prej një viti.

Ndonëse dikur e kishte përditshmëri, për Nelli Syupyurin tani është ditë e veçantë sa herë i bie të veshë rrobat e vallëzimit.

Me profesion koreografe, Syupyur jetonte në rajonin e Odesës, në jugperëndim të Ukrainës deri më 24 shkurt të vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Këtë ditë, në orët e hershme të mëngjesit dhe e trishtuar nga zhurma e sirenave, ajo u nis së bashku me djalin e saj, atë kohë tre vjeç, në perëndim të Ukrainës, me shpresë për t’u larguar nga Ukraina përmes kufirit të Polonisë për në Gjermani.

“Në ditën kur filloi lufta ne u ngritëm, deshëm të marrim para nga banka, por ishte mbyllur. Nuk kishim para në xhep, nuk kishim çfarë të hanim gjatë rrugës”, kujton Syupyur. Për të arritur te kufiri, asaj iu desh të ecë edhe në këmbë.

Bashkëshorti i saj, një ushtarak qëndroi prapa për t’iu bashkuar sërish ushtrisë së Ukrainës, në mbrojtje të vendit.

Nelli Syupyur dhe djali i saj në Gjermani.

Djalit nuk mundi t’ia fshihte atë që po ndodhte, ndonëse mundohej të qëndronte e fortë.

“Ai i kuptoi të gjitha. Kur ishim pranë kufirit të Ukrainës ai më tha: Nënë ngrihu, duhet të rrish në këmbë. Ai flet për luftën, për raketat, për njerëzit në Odesa dhe që nuk ka pasur drita, ai të gjitha i dinte”.

Syupyur është njëra nga mijëra personat me origjinë shqiptare që besohet se janë shpërngulur në Ukrainë nga Ballkani qindra vite më parë. Ata janë të vendosur kryesisht përreth zonës së Odesës dhe shumica e kanë ruajtur gjuhën dhe traditat shqipe.

Komuniteti shqiptar nëpër gjithë botën, sipas Syupyurit, ka qenë ndihmë e madhe për të, pasi ishte ai që e ndihmoi të zhvendoset në Gjermani.

“Shkuam te një familje gjermane shumë e mirë. Djali ishte i lumtur”, tregon Syupyur që aktualisht po jeton në qytetin Gisen në Gjermani që nga 26 shkurti i vitit të kaluar.

Më vonë, ajo nisi të jetojë vetëm. Programet sociale në Gjermani ia sigurojnë asaj akomodimin dhe ushqimin.

Megjithatë, Syupyur thotë se po i mungon shumë puna e saj e përditshme, meqë në Ukrainë ishte pronare e disa shkollave të vallëzimit.

“(Tani) bëj koncerte për bamirësi në ansamblin e Ukrainës. Dal në skena për ansamblin e Ukrainës që u mblodh këtu (pas nisjes së luftës)”, tregon koreografja.

Nelli Syupyur duke u përgatitur për një shfaqje në Gjermani, ku është zhvendosur me djalin e saj të vogël.

“Dëshira më e madhe: Ribashkimi me bashkëshortin”.

Ndonëse jeta në Gjermani, sipas Syupyurit, është e sigurt dhe e rehatshme, ajo thotë se e ka peng të përditshëm sigurinë e burrit të saj që po lufton kundër trupave ruse në Ukrainë.

“Ndonjëherë flasim, një minutë apo dy maksimum. Një herë në javë apo dy javë. Vetëm më shkruan: Jam gjallë, Nelli, mos ke merak. Kur ka momente që mund të shihet në kamerë, djali është shumë i lumtur”, tregon ajo.

Para se të niste lufta, ajo së bashku me bashkëshortin kishin pasur plane të shkonin në Shqipëri dhe të hapnin edhe atje shkollë vallëzimi.

Nelli Syupyur me djalin e saj me rroba kombëtare shqiptare.

Me dëshirë për të përforcuar mësimin e gjuhës shqipe, Syupyur kishte udhëtuar e jetuar për një kohë në Tiranë të Shqipërisë, katër vjet më parë. Aty i lindi edhe djali.

“Planet m’i prishi lufta. Më prisnin shumë njerëz në Shqipëri dhe në Kosovë… Shpresoj të shkoj në Kosovë e Shqipëri, t’i shoh miqtë që më shkruanin shumë”, thotë ajo.

Siç thotë Syupyur, ky vit ishte ndër vitet më të gjata të jetës së saj, por është optimiste se situata do të përmirësohet:

“Çdo ditë ngrihem dhe them se mund të mbarojë lufta. Po kush e di, askush nuk e di”.

Maxim Kirchev me familjen e tij duke u rikthyer në Kiev në fund të gushtit 2022.

“Fëmijët kanë mësuar si të ruhen nga raketat”

Por, nga Ukraina nuk pati mundësi të largohej një tjetër shtetas ukrainas me prejardhje shqiptare, Maxim Kirchev nga kryeqyteti ukrainas, Kiev.

Edhe pse është konsideruar i aftë për luftim, ai nuk u angazhua në ushtri pasi kishte mungesë të përvojës dhe shkollimit ushtarak. Kirchev, 40-vjeçar, së bashku me dy fëmijët dhe bashkëshorten, u nis për në perëndim të Ukrainës, në ditën e parë të fillimit të luftës.

“Kishte shumë trafik në ditët e para. Fatmirësisht, fëmijët ishin të përgjumur”, e kujton Kirchev atë ditë të përcjellë me sirena paralajmëruese për sulme ajrore.

Për disa muaj, ai qëndroi në Ivano-Frankivsk, një qytet në perëndim të Ukrainës, ku jetonte familja e bashkëshortes së tij, Ludmillës.

Megjithatë, në fund të gushtit ata vendosën të kthehen në Kiev, kur konsideruan se situata ishte paksa më e qetë.

“Fëmijët ishin shumë të lumtur, sepse ju kishin munguar lodrat e tyre, shtretërit e tyre. Gjithmonë është kënaqësi për ta t’i vizitojnë gjyshërit, por kur nuk ke qenë në shtëpi për shumë gjatë, të mungon gjithçka”, thotë ai.

Lufta ndryshoi vizionin për të ardhmen

Kirchev ka vazhduar të punojë në një kompani për telekomunikime ku kishte punuar edhe para luftës, por jeta e tyre, siç thotë ai, nuk është më njësoj.

“Nga fillimi i shtatorit, djali nisi shkollën në klasë të dytë dhe vajza në kopsht. Ata nisën të kuptojnë se si të veprojnë gjatë alarmeve për sulme ajrore. Ata kuptuan që duhet të shkojnë në vende të sigurta, në mes të ndërtesave sepse është më sigurt gjatë sulmeve me raketa”, tregon Kirchev.

Ndonëse apartamenti i tij nuk është shkatërruar, Kirchev tregon se patën momente shumë të frikshme.

“Ne po e menaxhojmë jetën kësisoj. Një herë ata (fëmijët) u frikësuan, pasi një raketë goditi një lokacion 400 metra nga shtëpia jonë. Ishin frikësuar sepse ishte një shpërthim shumë i zhurmshëm”, tregon ai.

Përveç frikës për jetën e tyre, ai thotë se po jetojnë si pezull pa pasur shumë kontroll mbi atë se çfarë mund të ndodhë të nesërmen.

“Qëndrimi ynë karshi disa gjërave ka ndryshuar në atë se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. Tani nuk mund të planifikojmë për muajt përpara. Nuk mund të ndërtojmë plane për vitet apo muajt që vijnë”, thotë ai.

“Ne shpresojmë që lufta të mbarojë dhe Rusia të mposhtet. Ata duhet të marrin ushtarët e tyre dhe të largohen”, shton Kirchev.

Sipas zyrës për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara në të dhënat që i kanë publikuar më 23 shkurt të vitit 2023, më shumë se 8.000 civilë të vrarë janë regjistruar në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin.

OKB-ja tha se kjo shifër është vetëm “maja e ajsbergut” pasi besohet se mijëra të tjerë kanë vdekur./REL

 

Next Post
“Shkuam me 10 gra njëheresh”/ Rrëfimi: Djemtë e mitur po përdoren si skllevër seksi në kampet e ISIS

"Shkuam me 10 gra njëheresh"/ Rrëfimi: Djemtë e mitur po përdoren si skllevër seksi në kampet e ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com