Kryeministri Edi Rama është pritur me brohërima në sallën e mbushur me emigrantë në Londër.
Kreu i qeverisë kaloi mes shqiptarëve teksa u fut në sallë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Një detaj i veçantë u vu re teksa kryeministri dhe bashkëshortja e tij po nderonin Himnin Kombëtar.
Linda Rama mbante në duar një trëndafil të bardhë, teksa qëndronte krah Ramës.