Fatmir Mediu është një emër i njohur në politikën shqiptare. Ai është kreu i Partisë Republikane, ish-ministër i mbrojtjes në tragjedinë e Gërdecit.
Por së fundmi ai kryen më së miri edhe detyrën e përkthyesit. Kjo pasi në takimin e sotëm me të rinjtë republikanë për tu prezantuar atyre kandidatin demokrat të kryeqytetit Halim Kosovën. Madje ai kishte të ftuar edhe dy kongresmenë: Robert Aderholt dhe Bob Mceven.
Por kur një nga këta të fundit, mori fjalën në takim, Mediu u kujtua se nuk kishte thirrur përkthyes anglishteje . Ai u detyrua t’i futej punës vetë. Dhe për hir të së vërtetës nuk e bënte keq.










