• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Foto me Salianjin, një sforcim për të ruajtur “hijen e frikës” mbi drejtësinë

by Mero Baze
19/12/2019 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ervin Salianji nëse donte t’i shpëtonte drejtësisë, duhej të kishte imituar Berishën. Ai duhej të takohej një natë para gjyqit me Ilir Metën, dhe jo një natë pas. Të pinin verë tek shtëpia, të kujtonin kohët e vjetra dhe pastaj gjykata të merrte vendim pro tij. Kështu së paku ka vepruar Sali Berisha me Ilir Metën, një natë para se gjykata të jepte vendimin për Ilir Metën, më 2012. Hëngrën të dy një darkë dhe të nesërmen punët u rregulluan.

Ervin Salianji shkoi një ditë më vonë tek Ilir Meta. Vonesa e tij për të takuar Ilir Metën, tregon shumë se çfarë ka ndryshuar në Shqipëri.

Ka ndryshuar së pari, rregulli që nëse ha një natë para darkë me Ilir Metën, i shpëton dënimit. Megjithë ulërimat dhe pështymat mbi reformën në drejtësi, duket se së paku është krijuar fryma e ndëshkueshmërisë së politikanëve. Dhe këtë frymë nuk e ndalin dot më as gjykatësit, sado të lidhur të jenë me politikën.

Nga ana tjetër, takimi i tyre pas gjyqit, tregon se sa i vendosur është Ilir Meta për të mos e dorëzuar hijen e pushtetit të tij mbi drejtësinë.

Duke thirrur në takim një politikan të dënuar nga Gjykata dhe duke i premtuar mbështetje, Ilir Meta kërkon të japë mesazhin se vendimet e drejtësisë janë ende në dorë të tij dhe se ai mund të ketë ende fuqi t’i ndryshojë ato.

Më shumë se sa për Salianjin, ai është një sinjal që Ilir Meta kërkon t’i japë drejtësisë për vete dhe rrethin e tij.

Ai është duke u bërë karshillëk e t’u tregojë se nuk ka vdekur akoma, që ta dorëzojë kokën në sininë e gjyqtarëve.

Dhe për këtë, më shumë se sa për të shpëtuar Salianjin, ai e përdori Salianjin për të bërë një provë force ndaj atyre që duket se kanë marr vendim të fillojnë të zhdukin pandëshkueshmërinë nga skena politike shqiptare.

Takimi u bë disa minuta pas betimit të SPAK në Presidencë, trupës speciale të prokurorëve që do të gjykojnë korrupsionin e këtyre 30 viteve në Shqipëri dhe dosjet e pagjykuar.

Pasi bëri adetin me ta, Ilir Meta vendosi të tregojë se në këtë vend, ai do të vazhdojë të përpiqet të marrë vendime edhe për drejtësinë.

Në të vërtetë, dënimi i Salianjit është i padrejtë, kur ngushtohet tek Salianji. Ai më shumë se sa fajtor në atë histori, është përgjegjës që ka pranuar të bëhet pjesë e një skeme të ulët dhe pa fantazi, nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj, që ka pranuar të financojë dhe të investohet në një skemë mashtrimi për të goditur një kundërshtar politik.

Përdorimi fizik i Salianjit në atë histori, nuk është thjesht faj i Salianjit, por më i gjerë se aq. Dhe e vetmja rrethanë lehtësues e Salianjit, është se ai nuk ka kundërshtuar një detyrë partie, që në fakt ishte mision kriminal.

Por Salianji nuk është se ka bërë ndonjë gjest personal, ose ndonjë krim për interes të tij. Ai e ka bërë për interes të PD dhe kryetarit të saj, dhe dënimi duhet të ishte më i gjerë dhe më propocional.

Nuk mundet që në atë histori të dënohet Salianji dhe Olldashi, ndërsa prezantuesit e atij skandali, Lulzim Basha dhe më poshtë Enkelejd Alibeaj, të jenë të pafajshëm, dhe të bëjnë sikur i ka gënjyer Salianji me Olldashin.

Kështu si e ka bërë PD-në, Lulzim Basha, janë dënuar të gjithë nga një here, përveç atij. Është dënuar Paloka, Vokshi, Noka, Bardhi, Salianji etj, vetëm se përdoren për të thënë gënjeshtrat e tij.

Ndaj Ilir Meta nuk ka çfarë ndihmon Salianjin në këtë histori, pasi Salianji nuk ka bërë ndonjë krim paisoni, apo krim personal, por një aksion politik të urdhëruar nga partia e tij.

Ilir Meta po e përdor foton me Salianjin, njësoj si e ka përdorur Luzlim Basha, Salianjin, në atë histori kriminale.

Ndërsa i pari e përdori për të shpikur një krim, i dyti po e përdor për të trembur prokurorët të hetojnë krimet e tij dhe shokëve të tij.

Është pak vonë. Dhe mbi të gjitha, kohë e keqe për t’u mbrojtur politikisht për një krim.

Next Post
Akuzat për lobimin rus, dosja kundër Lulzim Bashës mbërrin në gjykatë

Basha mbledh kryesinë: Qëllimi i Ramës është t’i mbyllë gojën opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In