FOTO/ Me kë lahet Ilir Meta në Jalë?
Kryetari i LSI, Ilir Meta është fotografuar teksa lahej në detin Jon bashkë me kryetarin e PDSH në Maqedoni, Menduh Thaçi. Të dy politikanët ndodhen në Jalë, ku Meta prej vitesh shkon në këtë plazh, kjo dhe për shkak të Lëvizjes Rinore të Integrimit (LRI) që aktivitetet më të shumta të argëtimit i zhvillon në këtë zonë bregdetare. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ndodhet vetëm disa qindra metra më larg, pasi po pushon familjarisht në plazhin e Dhërmiut










