• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Mbrojtja nga përmbytjet e Vjosës, Çuçi në Selenicë: Drejt fundit investimi 3 miliardë lekë

by Java News
27/09/2019 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi, ishte në Selenicë për të parë nga afër një prej investimeve më të mëdha që po kryhet në atë zonë për mbrotjen nga përmbytja e lumit Vjosë. Rreth 3 miliardë lekë janë dhënë nga qeveria për ndërtimin e 8 penelave mbrojtëse dhe një argjinaturë të re, për të frenuar përmbytjen dhe gërryerjen e tokave bujqësore, si dhe vërshimin e prurjeve të lumit në stacionin e ujit të pijshëm.

“Kjo është një nga ndërhyrjet më të mëdha në Lumin Vjosa. Janë duke u ndërtuar 8 penele mbrojtëse. Ky është një vend ku lumi mbyt dhe gërryen një pjesë të madhe të tokave bujqësore. Me investimin që po bëjmë, rreth 3 miliardë lekë, do të ndalojmë përfundimisht gërryerjen e tokave nga vërshimet e lumit. Veç kësaj kemi bërë edhe argjinaturën, e cila s’ka qenë më parë. Në këtë mënyrë garantojmë edhe mbrojtjen nga përmbytja të stacionit të ujit të pijshëm për Selenicën. Ky është një nga investimet më të mëdha që po bëjmë në Vjosë. Besoj brenda muajit nëntor do ta përfundojmë investimin”, tha ministri Çuçi.

Bashkë me të ishte edhe deputeti i Selenicës, Vullnet Sinaj dhe kryebashkiaku Pëllumb Binaj, si dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi. Aktualisht punimet në këtë investim janë realizuar në masën 68%. Argjinatura e re me gjatësi 2620 metra dhe 8 penelat mbrojtës pritet të përfundojnë para nisjes së dimrit. Aktualisht Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është duke kryer investime për mbrojtjen nga përmbytjet edhe në pjesë të tjera të shtratit të lumit Vjosa në Fier.

g.kosovari

Next Post
430 euro për dy pjata makarona/ Fatura që la pa mend turistët japonezë në Romë

430 euro për dy pjata makarona/ Fatura që la pa mend turistët japonezë në Romë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In