FOTO/ ‘Mbretëria’ e tavolinave dhe karrigeve në njësinë bashkiake nr 2
Bashkia e Tiranës ka nisur prej më shumë se një jave aksionin për lirimin e hapësirave publike, e ndërsa nënkryetarja e Bashkisë, Brunilda Paskali ka thënë se janë gjobitur 173 biznese apo individë.
Por ‘dora’ e Bashkisë së Tiranës nuk është shtrirë kudo. Këto foto vijnë nga rruga ‘Petro Nini Luarasi’, apo e njohur ndryshe si zona e ‘Tregut Elektrik’.
Siç duket në këtë rrugë, nga fillimi deri në fund, hapësirat publike (trotuaret) jo vetëm nuk janë liruar, por mbizotëron kaosi. Në çdo 1 metër rrugë janë tavolinat e bareve. Si ironi të fatit në këtë rrugë gjendet dhe njësia bashkiake nr 2.